Itali, thatësira e paprecedent sjell kufizime të ujit

Qytetet italiane të Veronës dhe Pizës po kufizojnë përdorimin e ujit, pasi vendi po përballet me thatësirën më të keqe në dekada.

”Në qytetin verior të Veronës, uji i rubinetit mund të përdoret vetëm për qëllime shtëpiake, pastrim dhe higjienë personale”, njoftuan autoritetet lokale.

Mes fashës orare 06:00-21:00 banorët nuk lejohen të ujitin kopshtet, fushat sportive, të lajnë makina ose të mbushin pishinat.

Jashtë këtyre orëve, njerëzve u kërkohet të përmbahen vullnetarisht nga përdorimi i ujit të rubinetit për këto qëllime.

Masat janë lënë në fuqi deri më 31 gusht dhe shkelësit mund të gjobiten me 500 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.