23:30 19/09/2023
200 milionë Euro për sistemet për familjet në nevojë
Italia do të japë 1.1 miliardë Euro për të subvencionuar ndërtimin e parqeve fotovoltaike për bizneset e agrikulturës, të quajtura ndryshe si Parqet Agrodiellore.
Ky është fondi i dytë i miratuar dhe ka për qëllim ta bëjë sektorin bujqësor më konkurrues, duke ulur kostot e furnizimit me energji dhe duke optimizuar klimën.
Aplikuesit janë sipërmarrës bujqësor, indivudalë apo korporata, shoqëritë agroindustriale apo kooperativat bujqësore, përfshirë ato që janë në formë konsorciumi.
Prodhimi i energjisë nga fotovoltaiket në vitin 2022 ishte 27 mijë e 522 GigaWat/orë, krahasuar me 24 mijë 633 GigaWat/orë në vitin 2021, një rritje me 11.8 përqind.
Vetëm gjatë vitit 2022 u instaluan 205,806 sisteme fotovoltaike, një rritje kjo me 158 % krahasuar me vitin 2021.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë më shumë se 1 milion e 221 mijë sisteme, me Lombardinë që ka numrin më të madh, e ndjekur nga Veneto dhe Emilia Romagna.
Por përvec stimulimit për kompanitë, së fundi, qeveria italiane miratoi një fond prej 200 milionë Eurosh të destinuar për familjet në vështirësi ekonomike për ndërtimin e sistemeve fotovoltaike vetëkonsumuese.
Ministria e Energjisë thotë se synimi është i dyfishtë: mbështetje sociale dhe mbrojtje mjedisore, për shkak se energjia është e pastër.
Parlamenti Europian miratoi një ligj të martën e kaluar për ta çuar në 42.5 përqind prodhimin e energjisë në vendet anëtare të BE-së, deri në vitin 2030.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al