Italia del të hënën plotësisht nga shtetrrethimi

Shtetrrethimi do të hiqet të hënën edhe në Valle Aosta, rajoni i fundit i Italisë, ku ishte ende në fuqi për të luftuar kundër pandemisë së COVID-19. Njoftimi u bë sot nga Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në një komunikatë për mediat.

Gjithashtu, maskat nuk do të jenë më të detyrueshme në ambientet e hapura në Itali, përveç në vende me shumë njerëz.

Shtetrrethimi, që ishte ende në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00 do të hiqet në rajonin malor dhe frëngjishtfolës të Valle Aostas, në veriperëndim, që gjithashtu i jep fund kufizimeve të vendosura për vizitat në shtëpinë e miqve ose të afërm, deri më tani të kufizuar deri në katër të rritur, pa llogaritur të miturit.

“Me dekretin që sapo kam nënshkruar, e gjithë Italia zbardhet nga e hëna. Ky është një rezultat inkurajues, por ne duhet të jemi të kujdesshëm beteja akoma nuk është fituar”, shkroi Speranza në Facebook.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me më shumë se 4,25 milionë infektime dhe 127 418 të vdekur, nga të cilat 56 gjatë 24 orëve të fundit.

Speranca, bëri thirrje për kujdes duke iu referuar varianteve të reja të virusit që janë në qarkullim, edhe pse situata është përmirsuar dukshëm falë edhe shifrave vaksinimit në të gjithë Italinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *