
14:33 01/07/2021
Rreth 50 mijë trupa ushtarake u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta pas 20 vitesh
Gjermania dhe Italia kanë tërhequr ushtarët e tyre nga Afganistani, duke i dhënë fund pothuajse dy dekadave të vendosjes në vendin e shkatërruar nga lufta.
Italia ka pasur rreth 50,000 trupa nĂ« Afganistan gjatĂ« 20 viteve tĂ« fundit. Prej tyre, 53 janĂ« vrarĂ« dhe 723 janĂ« plagosur. Shteti italian ishte njĂ« nga pesĂ« vendet mĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ« Afganistan sĂ« bashku me Shtetet e Bashkuara, TurqinĂ«, BritaninĂ« dhe GjermaninĂ« si pjesĂ« e âMbĂ«shtetjes sĂ« Vendosurâ.
[embedded content]
Dhjetëra ushtarë zbarkuan në aeroportin ndërkombëtar të Pizës nga Herati. Gjithashtu edhe Gjermania njoftoi tërheqjen e saj ushtarake pa shumë bujë, menjëherë pasi 250 ushtarët e fundit gjermanë u transferuan nga baza e tyre në veri të Afganistanit.
Përfaqësuesi i lartë civil i NATO-s në Afganistan, Stefano Pontecorvo, siguroi afganët për angazhimin e vazhdueshëm të aleancës. Shtetet e Bashkuara dhe NATO planifikojnë të tërheqin plotësisht ushtarakët e tyre deri më 11 Shtator në përputhje me urdhrat e Presidentit të SHBA, Joe Biden.
Luftimet janë rritur në të gjithë Afganistanin, qëkur forcat ndërkombëtare të drejtuara nga SHBA filluan të largoheshin. Kryengritësit talebanë pretendojnë të kenë kapur më shumë se 100 nga 419 rrethet e vendit brenda dy muajve të fundit.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al