“Italia do të mbështesë në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën”

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, ka deklaruar se do të mbështesin në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën.

Di Maio dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, folën në një konferencë të përbashkët për media pas një takimi në Kiev.

Ministri italian theksoi rëndësinë e reformave që Ukraina ka realizuar dhe tha se përmirësimi i marrëdhënieve mes Kievit dhe Brukselit është i rëndësishëm për të dy palët.

Duke theksuar se janë të kënaqur nga rezultatet e marrëveshjes për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Ukrainës, Di Maio tha se vendi i tij do të mbështesë në çdo drejtim integrimin e Ukrainës me Evropën.

Di Maio përgëzoi nivelin në të cilin ka arritur partneriteti Ukrainë-NATO.

Nga ana tjetër, Kuleba njoftoi se me homologun italian kanë diskutuar situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës dhe se si Italia mund të sigurojë më shumë kontribut në integrimin e Ukrainës në rrugën euro-atlantike.

Po ashtu Kuleba njoftoi se kanë biseduar edhe çështjen e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se në bisedë ka kërkuar nga qeveria italiane që të hapë dyert e saj për turistët ukrainas.// AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *