Italia drejt legalizmit të kanabisit

22:16 19/09/2021

Mblidhen 500 mijë firma për referendum

Propozuesit e referendumit kërkojnë që të legalizohet kultivimi i marihuanës për përdorim personal dhe të lehtësohet dënimet për shitjen e sasive të vogla të drogës. Qeveria e Kryeministrit italian Mario Draghi është e ndarë lidhur me dekriminalizimin e përdorimit të kanabisit.

Organizatorët e peticionit arritën që të mbledhin 500,000 nënshkrimet e kërkuara në vetëm shtatë ditë, shumë më shpejt se zakonisht për shkak të një ligji të miratuar në Korrik që lejon mbledhjen e nënshkrimeve në internet. Më parë, lejohej vetëm nënshkrimi personal.

Nënshkrimet tani do të duhet të verifikohen zyrtarisht ndërsa organizatorët u bënë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të shtojnë emrat e tyre para afatit të fundit të shtatorit për të shmangur çdo rrezik që referendumi të refuzohet nëse disa prej tyre konsiderohen të pavlefshme.

Pothuajse gjysma e nënshkruesve ishin të moshës nën 25 vjeç. Një fushatë për votimin popullor për legalizimin e eutanazisë, e nisur para referendumit të kanabisit, ka mbledhur tashmë më shumë se 900,000 nënshkrime.

Në Itali tregtarët e kanabisit dhe drogërave të tjera të ngjashme, mund të përballen me deri në 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Iniciatorët e referendumit pretendojnë se legalizimi i kanabisit do të krijonte mijëra vende të reja pune dhe do të rriste të ardhurat nga taksat për shtetin, duke e vendosur vlerën e përafërt në 7 miliardë Euro.

Nëse propozimi miratohet nga Gjykata e Lartë, peticioni do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe për të vlerësuar nëse ligji do të ishte në përputhje me Kushtetutën italiane. Italia ka të ngjarë të vendosë nëse do të dekriminalizojë ose jo kanabisin në një referendum vitin e ardhshëm, pasi grupet e fushatës arritën të mbledhin 500,000 nënshkrimet e kërkuara në një javë.

Referendumet popullore në Itali mund të thirren nëse merren 500,000 nënshkrime dhe aktivistët ishin në gjendje të merrnin shumën e nevojshme shumë para afatit të 30 Shtatorit. Nëse publiku voton për dekriminalizimin e kanabisit, blerja, shitja dhe kultivimi i drogës të gjitha do të bëhen të ligjshme sipas ligjit italian.

Konsumimi i kanabisit nuk është i kriminalizuar sipas ligjit italian dhe marihuana për qëllime mjekësore lejohet. Sidoqoftë, blerja, shitja dhe kultivimi masiv i barit është i paligjshëm dhe tregtarët mund të përballen me deri në 10 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Ata do të vazhdojnë të mbledhin nënshkrime para se të paraqesin propozimin e referendumit në gjykatën më të lartë të apelit, Gjykatën Supreme të Kasacionit, për miratim. Nëse kalon, peticioni do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim dhe për të vlerësuar nëse ligji do të ishte në përputhje me Kushtetutën italiane. Nëse ka sukses, Presidenti italian do të caktojë një datë për referendumin.

Edhe pse Italia fillimisht e dekriminalizoi konsumin e kanabisit në vitin 1993, një ligj i vitit 2006 vendosi ndëshkime për konsumatorët dhe trefishoi dënimet me burg për kultivimin, shitjen dhe posedimin e drogës deri në ndryshimin e tij në 2014.

Italia ka marrë një qëndrim më liberal se disa nga homologët e saj evropianë, me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën mes atyre që vazhdojnë të kriminalizojnë përdorimin rekreativ të kanabisit.

Më 8 Shtator, Italia dekriminalizoi kultivimin e sasive të vogla të kanabisit për përdorim personal, megjithëse koha maksimale e burgut për shpërndarjen e drogës u rrit nga 6 në 10 vjet.

Organizatorët e fushatës thonë se ka 6 milionë përdorues të kanabisit në Itali. Raporti Evropian i Drogës i vitit 2021, i lëshuar nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Droga dhe Varësi nga Droga, tha se rreth 1.8% e të rriturve të moshës 15-64 vjeç në Bashkimin Evropian e përdornin atë çdo ditë.

Raporti tregoi se kanabisi përbënte 74% të drogës së kapur nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në Bashkimin Evropian.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *