Italia drejt vaksinimit të detyrueshëm?

13:05 04/09/2021

Draghi: Presim vetëm rekomandimin e EMA-s

Italia mund ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për gjithë popullsinë, duke u bërë kështu i pari vend në Europë. Propozimin e bëri kryeministri Mario Draghi në një konferencë për shtyp, i cili tha se vendi i tij pret vetëm rekomandimin e Agjencisë Europiane të Barnave për këtë çështje që mund të jepet brenda javës së ardhshme.

Por propozimi i tij po përballet me kundërshtime të gjera në opinionin publik, por edhe mes aleatëve politikë, si Mateo Salvini, i cili është shprehur gjithmonë kundër vaksinimit të detyrueshëm. Në Itali ka protesta të vazhdueshme që me hyrjen në fuqi të pasaportës së gjelbër muajin e kaluar. Ky vend ka nivelin më të lartë të vaksinimit në BE me rreth 80% të të rriturve.  

Deri më tani vetëm, Indonezia, Turkmenistani dhe Mikronezia janë vendet që e kanë të detyrueshëm vaksinimin për gjithë popullatën.

Italia ishte i pari vend në Europë, që e bëri të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e shëndetësisë. Ndërsa në Greqi, vazhdojnë të jenë të pezulluar prej 1 Shtatorit, gati 7 mijë pjesëtarë të stafeve mjekësore të pavaksinuar.

Autoritetet thonë se ditët e fundit janë shtuar personat nga kjo kategori që po vaksinohen, pas premtimit të qeverisë për t’i rikthyer ata në punë në momentin që marrin të paktën njërën nga dozat. Pritet që nga mesi i këtij muaji, edhe Franca t’i pezullojë mjekët që nuk janë vaksinuar deri në afatin e përcaktuar nga qeveria.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.