Italia e izoluar deri në Maj

13:02 27/03/2021

Deri më 30 prill nuk lejohet lëvizja brenda zonës së kuqe

Italia do të mbetet e izoluar deri në maj dhe nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë zonë e kuqe.

Me 24 mijë raste të reja dhe mbi 450 viktima në një ditë, qeveria vendosi të ashpërsojë maksimalisht masat kufizuese edhe pas Pashkës.

Në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në zonat portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% e nxënësve të shkollave të mesme do të jenë fizikisht në klasë.

Deri më 30 prill nuk do të ketë asnjë lëvizje midis rajoneve, ndërsa do të vazhdojnë të ulura qepenat për baret dhe restorantet. Rihapja e palestrave, pishinave, kinemave dhe teatrove shtyhet për një datë të mëvonshme.

“Masat e miratuara deri më tani na kanë dhënë shenjën e parë të ngadalësimit të pandemisë, por situata është ende delikate”, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

Vendimi për të zgjatur shtrëngimin e masave shkaktoi tension dhe pakënaqësi tek qytetarët.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi duke filluar nga 29 marsi.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *