Italia, e izoluar për Pashkë

10:48 03/04/2021

Për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të infektimeve të gjitha rajonet janë shpallur zonë e kuqe

Italia ka hyrë në një bllokim të rreptë në përpjekje për të parandaluar një rritje në rastet e Covid-19 gjatë Pashkëve.

Të gjitha rajonet janë tani në zonën e kuqe, niveli më i lartë i kufizimeve, ndërsa vendi lufton me një valë të tretë, me rreth 20,000 raste të reja në ditë. Lëvizjet jo-thelbësore janë ndaluar. Kishat janë gjithashtu të hapura, por besimtarët u thuhet të marrin pjesë në shërbimet vetëm brenda rajoneve të tyre.

Për vitin e dytë, Papa Françesku do të japë mesazhin e tij të Pashkëve në një shesh bosh të Shën Pjetrit. Kufizimet e Italisë vijnë ndërsa vendet në të gjithë Evropën përpiqen të kontrollojnë një rritje në rastet e virusit, ndërsa luftojnë me fuhatë vaksinimi të ngadaltë.

Më shumë se 110,328 njerëz në total kanë vdekur nga koronavirusi në Itali dhe ka pasur 3.6 milionë infeksione të konfirmuara. Qeveria italiane njoftoi gjithashtu se ka vendosur 70,000 policë në mënyrë që të zbatojnë rregullat e bllokimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi përhapjen e ngadaltë të vaksinave dhe tha se situata në rajon është tani më e keqe sesa ka qenë për disa muaj. Sipas OBSH-së, vetëm 10% e gati 900 milionë njerëzve në rajon kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *