Italia e Veriut goditet nga stuhitë e breshërit

13:51 09/07/2021

Dëme të shumta e përmbytje në Milano, Verona e Bergamo

Gurë nga qielli! Kështu mund të përshkruhen stuhitë e breshërit që goditën gjatë natës Veriun e Italisë.

Kokrrat e breshërit në shumë raste kishin madhësinë e një veze. Rënia e furishme e tyre theu xhamat e shumë automjeteve në Milano, e qytete të tjera veriore.

Stuhitë ishin aq të rrëmbyera sa shkulën me rrënjë pemë e çati ndërtesash që ranë mbi automjete të parkuara, si në rastin e qytezës Lurano pranë Bergamos.

Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje edhe në Verona, ku shumë rrugë u bllokuan.

Megjithatë, nga kjo lajthitje e motit nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Vala e motit të keq pritet të zëvendësojë të nxehtin afrikan edhe në pjesën tjetër të Italisë dhe po drejtohet për në jug.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *