Italia fërkon duart, në dyshim për sfidën ndaj të kaltërve janë dy yjet e Belgjikës






Italia pret të premten në Mynih “Djajtë e kuq”. Skuadra e Mançinit, që dje, menjëherë pasi ka mësuar kundërshtarin, ka shpresa për të nisur në festë këtë përballje. Ndoshta shumë e avantazhuar. Dalja nga fusha e dy yjeve belgë mund të jetë asistim i madh për “Axurrët” në prag të sfidës së të premtes.

de bryjneee

Belgjika rriskon që të futet në këtë ndeshje pa Kevin de Bryjne, i cili në startin e pjesës së dytë me Portugalinë doli nga fusha pas një goditjeje të marrë në kavilje.

Jo vetëm kaq, por edhe Eden Hazard la fushën në të 88’-ën, duke vënë dorën në pjesën e pasme të kofshës, si për të trembur edhe më shumë stafin e Roberto Martinezit.

hazard belgjike

Mesfushori i Mançester Sitit është ai që peshon shumë për këtë Belgjikë. I rikthyer më herët sesa duhet në fazën e grupeve pas atij dëmtimi në fytyrë, këtë herë goditja e marrë është në kavilje.

Vetëm tri minuta lojë në pjesën e dytë dhe Palhininja ndërhyn fort në kaviljen e majtë të mesfushorit, i cili lë fushën mes dhimbjesh. Asgjë e sigurt për mungesën e tij, por qartësisht në kampin belg është ndezur sinjali i alarmit nëse do të jetë i gatshëm. Fraktura në fytyrë në finalen e Champions-it mund të pasohet nga një tjetër dëmtim në pak kohë për mesfushorin belg, që këtë herë do të shkaktonte një mungesë të madhe.

KURTUA – Tibo Kurtua është ai që alarmon “Djajtë e Kuq” dhe pasqyron situatën nga brenda kampit belg. “Kam frikë se Europiani për Eden është mbyllur. E them këtë sepse bëhet fjalë për një tërheqje, siç ai tha dhe flasim për ndeshje që luhen brenda javës dhe për rikuperimin e saj duhen të paktën dhjetë ditë, përndryshe duhet të ndodhë ndonjë mrekulli”, foli fillimisht portieri i Belgjikës. Si të mos mjaftonte me kaq, ai tregon edhe se çfarë ndodh me De Bryjne.

“Kevin nuk arrin që ta lëvizë dot kaviljen. Nuk e mbështet dot këmbën në tokë. Shpresoj që të dy të bëhen gati. Për kualifikimin kemi bërë një sforco të madhe të gjithë bashkë, pa hequr dorë në asnjë moment. Kemi luftuar të gjithë bashkë deri në sekondën e fundit, siç në të vërtetë duhet të jetë mentaliteti i skuadrës”, ka deklaruar portieri belg.

Përgatiti: OLSI TUJANI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *