Italia forcon sigurinë kibernetike përballë kërcënimit rus

Italia do të krijojë një agjenci qeveritare të specializuar në sigurinë kibernetike për të luftuar kundër përhapjes së sulmeve kompjuterike dhe për t’iu kundërpërgjigjur veçanërisht kërcënimit rus.

Vendimi për të ngritur këtë agjenci, që do t’i raportojë drejtpërdrejt kryeministrit dhe që, sipas medieve do të ketë një fuqi punëtore prej 300 personash në fillim, u mor gjatë një takimi të kabinetit qeveritar dje në mbrëmje.

“Ne kemi nevojë për të forcuar veten, veçanërisht në fushën e sigurisë kibernetike, të gjithë ne, në nivelin kombëtar dhe të BE-së (…) sepse niveli i ndërhyrjes ruse në çështjet e spiunazhit dhe manipulimit të internetit është bërë me të vërtetë alarmante”, theksoi kryeministri Mario Draghi gjatë një samiti më 25 maj në Bruksel.

“Rusia është një problem serioz, por ka kërcënime edhe nga vendet shumë agresive, vende që nuk i ndajnë vlerat tona, ndaj është e nevojshme të mbrojtur infrastrukturën kritike dhe demokracitë tona nga lajmet e rreme ose fushatat e keqinformimit”, tha eksperti Luigi Martino, duke përmendur Kinën dhe Korenë e Veriut.

Krijimi i këtij organi të ri, i quajtur Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (ACN), u zhvillua të njëjtën ditë me intervistën telefonike midis Draghi-t dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përpara samitit të NATO-s. // ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *