Italia goditet nga përmbytjet, 8 viktima

12:22 17/05/2023

Mbi 13 mijë të evakuuar nga moti i keq

Këto janë pasojat e përmbytjeve katastrofike që solli një valë e motit të keq në Italinë qendrore dhe veriore. E goditur më rëndë është rajoni i Emilia Romanjës, ku deri më tani përllogariten 8 viktima dhe disa të zhdukur.

Viktima pati në Çezena dhe Ravena. Disa prej tyre u gjetën në katet e para të banesave të përmbytura, të tjerë, në automjetet e gjendur mes vërshimeve të ujërave.

Autoritetet evakuuan të paktën 13 mijë banorë gjithsej në Çezena, Ravena dhe Bolonja, të cilët mbetën të pastrehë. Të 14 lumenjtë e mëdhenj dolën nga shtrati në rajonin e Emilia Romanjës. Banorët thanë se ujërat vërshuan aq shpejtë sa për pak minuta mbushën katet e para. Vërshimet mbërritën deri në qendër të Bolonjës.

Moti i keq dhe përmbytjet dëmtuan rëndë edhe linjat elektrike, duke lënë pa energji 50 mijë banorë.

Tv Klan







Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts