Italia hapet për turistët e huaj që këtë muaj

15:30 05/05/2021

Draghi: Nuk presim BE-në. Pasaportë të gjelbër italiane, më pas europiane

Shqiptarët mund të udhëtojnë për turizëm drejt Italisë, që pas mesit të Majit. Kryeministri italian Mario Dragi shpalli ambicien për rigjallërimin e turizmit, pas më shumë se një viti bllokade prej pandemisë së koronavirusit.

“Nuk do të presim gjysmën e dytë të Qershorit për të pasur pasaportën e gjelbër europiane. Që në gjysmën e dytë të Majit, turistët do të kenë italianen”.

Pritet që gjatë ditëve në vijim të përcaktohen rregulla të qarta për turistët nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian. Mediat italiane shkruajnë se për marrjen e pasaportës së gjelbër italiane, turistët e huaj duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit me dozat e një prej vaksinave të autorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave, nëse disponohet  një certifikatë shërimi nga Covid-19 ose vërtetim tamponi negativ i 48 orëve të fundit.

Pasaporta e gjelbër italiane do të jetë në fuqi derisa vendet e Unionit të nisin përdorimin e pasaportës europiane. Plani i kryeministrit Dragi është në përputhje edhe me rekomandimin që Komisioni Europian publikoi të Hënën, që u rekomandonte vendeve anëtare të lejonin udhëtimet jo-thelbësore për të vaksinuarit nga vendet jo-anëtare, por që përfitojnë nga lëvizja e lirë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *