
10:33 09/06/2022
Mbetet detyrim vendosja në vende të mbyllura, rriten ndjeshëm rastet me nënvariantin BA.2
Italia do të heqë maskat duke nisur nga 15 Qershori. E vetmja masë anti-Covid në fuqi që ka mbetur në vendin fqinj është detyrimi për vendosjen e maskës në vende të mbyllura.
Por në një deklaratë të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se autoritetet vlerësojnë se tashmë nuk ka më arsye për të vazhduar në mbajtjen e maskës.
Ndërkohë rastet e nënvariantit Omicron BA.2 janë shtuar ndjeshëm, duke shënuar nga 0.4% në Maj, në 13 % tani në Qershor.
Ky nënvariant po përhapet me shpejtësi të madhe në kontinentin tonë gjatë muajit të fundit. Megjithatë nuk rezulton të jetë formë e rëndë e Sars Cov2.
Klan News