
19:10 31/05/2022
Edhe në Gjermani nuk do të jetë më e detyrueshme për hyrjet
Nga e Mërkura, për të hyrë në Itali nuk ka më asnjë kufizim prej pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në Romë vendosi heqjen e detyrimit të paraqitjes së certifikatës së gjelbër për të huajt, që hyjnë në vend, ku përfshihen edhe shqiptarët. Nuk do të nevojitet dëshmi vaksinimi, as test negativ infektimi apo shërimi dhe kjo masë pritet të jetë në fuqi përgjatë gjithë verës. Megjithatë, maska duhet mbajtur në ambiente të mbyllura si transporti publik.
Detyrimin e paraqitjes së certifikatës së gjelbër e heq edhe Gjermania, deri më 31 Gusht. Gjithsesi, autoritetet e këtij vendi thonë se masat janë të ndryshueshme dhe certifikata mund të vendoset në fuqi nga autoritetet lokale të zonave ku mund të ketë rritje të infektimeve. Pjesa më e madhe e vendeve të BE-së e kanë hequr detyrimin e certifikatës së gjelbër të paktën për sezonin veror. Por dokumenti është ende i detyrueshëm në vende si Franca e Spanja.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al