Italia humb pjesët para Europianit, një nga yjet e sulmit do të mungojë për dëmtim

italia humb pjeset para europianit nje nga yjet e sulmit do te mungoje per demtim






























Italia nuk do të ketë shërbimet e Nikolo Zaniolos për Euro 2024. Lajmi ka ardhur nga mediat italiane pasi është mësuar shkalla e dëmtimit të futbollistit ofensiv i cili la para kohe fushën e lojës në ndeshjen e të hënës mes Aston Vilës së tij dhe Liverpulit.

44742632c0008577ec0bd857b7d7fd6f-87469-oooz0000

Sipas “Corriere Dello Sport’, Zaniolo ka një mikrofrakturë në këmbë dhe kjo do të thotë se ai duhet të qëndrojë minimalisht një muaj pushim absolut për rikuperimin e dëmtimit. Kjo e bën të pamundur grumbullimin e tij nga Luçiano Spaleti për aktivitetin në verë, ku pikërisht pas një muaji Italia luan ndeshjne e parë kundër Shqipërisë.

Për Zaniolon ky është Europiani i dytë radhazi që humb për dëmtim. AI mungoi edhe në Europianin e vitit 2021 pasi kishte pësuar një këputje të ligamenteve të gjurit pak muaj para fillimit të aktivitetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts