Italia i tërheq vëmendjen Sofjes për negociatat

15:28 06/08/2021

Fassino: Të mos mbetemi peng i të së kaluarës, të mbështetet bashkëpunimi rajonal

Kreu i komisionit për punët e jashtme në dhomën e përfaqësuesve në parlamenti Italian Piero Fasino i ka bërë thirrje Sofjes që të reflektoje.

“Ne dallim te madh me progresin ne antaresimin ne NATO procesi drejt BE-se është i ngadalte. Kjo vonese e pashpjegueshme shihet edhe në negociatat në pritje me Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut”, është shprehur Fassino.

Fakti që një shtet antar i Natos dhe BE-se po mban ende në fuqi veton për nisjen zyrtare të bisedimeve me një tjetër shtet të aleancës veriatlantike si Maqedonia e Veriut është një disfatë për secilin prej nesh sepse dëshmon që ata kanë mbetur peng i të së kaluarës.

Fasino e sheh rrezikun e destabilitetit në rajon edhe nga interesat e disa fuqive te tjera si Kina, Rusia apo Turqia

“Pa ndërtimin e besimit mes të gjashtë shteteve ballkanike nuk do të ketë stabilitet dhe zhvillim në atë rajon. Integrimi i këtij rajoni në familjen evropiane nuk është aq i lehtë pasi fuqi të mëdha si Rusia, Kina me interesat te tyre hegjemone janë prezent aty. Nësë nuk ndërtojme besimin duke hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ne do te humbim interesat tona strategjike ndaj duhet te nxisim bashkëpunimin rajonal dhe partneritetin e ngushtë me këtë rajon”, është shprehur Piero Fassino.

Rënien e ndikimit të Perëndimit Fasiono e konkretizoi me muajt kur përballimi i pandemisë së koronavirusit ishte një sprovë, një mundësi e humbur për Brukselin sepse vaksinat ruse e kineze shkuan në Ballkan para atyre të BE-së gjë që solli zhgënjim në atë rajon.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *