Italia kërkon nga BE zgjidhje për emigrantët e paligjshëm

21:20 11/05/2021

Në ishullin Lampeduza kanë mbërritur më shumë se 2000 emigrantë të paligjshëm gjatë ditëve të fundit

Qeveria e Italisë është vendosur të kërkojë nga Bashkimi Evropian të paguajë Libinë për të ndaluar anijet e migrantëve.

La Republica shkruan se kryeministri italian Mario Draghi mund t’u propozojë udhëheqësve të BE në një samit më 24 dhe 25 Maj, një marrëveshje të ngjashme me atë të arritur me Turqinë për të ndaluar flukset e migrantëve nga Ballkani në 2016.

Raporti vjen pas një rritje të fundit të fluksit të migrantëve nga Libia në Itali. Ishulli italian i Lampedusa – një nga pikat kryesore ku mbërrijnë mijëra emigrantë të cilët vijnë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika për shkak të konflikteve dhe varfërisë.

Më shumë se 2,000 njerëz kanë mbërritur në Lampedusa brenda 24 orësh. Të paktën 20 anije që drejtoheshin nga trafikantë mbërritën në ishull.

Evropa mund të menaxhonte lehtësisht qindra migrantë që mbërrinin në brigjet e saj nëse do të kishte sisteme më të parashikueshme të drejtuara nga shteti për t’u marrë me çështje të tilla, tha Filippo Grandi shefi i Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Në vitin 2019, Roma ra dakord për një plan me shtetet e tjera evropiane për të rishpërndarë migrantët që mbërritën në portet e saj, por skema ishte vullnetare dhe nuk ka dhënë një zgjidhje të qëndrueshme.

Çështja e migracionit ndan qeveritë evropiane, duke nxitur rritjen e partive anti-imigrim në të gjithë kontinentin.  Rreth 13,000 migrantë zbarkuan në brigjet e Italisë nga fillimi i 2021 deri më 10 Maj, nga 4,184 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *