Italia: Liderët e vendeve aleate pajtohen për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë

italia lideret e vendeve aleate pajtohen per vendosjen e sanksioneve te reja ndaj rusise
italia lideret e vendeve aleate pajtohen per vendosjen e sanksioneve te reja ndaj rusise

Italia ka njoftuar se liderët e vendeve aleate, përfshirë SHBA-në, Kanadanë dhe Bashkimin Evropian (BE), janë pajtuar për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë derisa armiqësitë në Ukrainë vazhdojnë.

“U shpreh konsensus i gjerë mbi nevojën për të rritur presionin ndaj Kremlinit, përfshirë miratimin e sanksioneve të mëtejshme, si dhe për të rritur izolimin ndërkombëtar të Moskës”, tha zyra e kryeministrit italian, Mario Draghi, në një njoftim pas një video-konference mes liderëve.

Në njoftim theksohet se liderët ndanë “shqetësim të fortë” për vazhdimin e armiqësive në Ukrainë dhe nevojën për një armëpushim sa më parë për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullsisë.

Më tej, thuhet se liderët po ashtu “konfirmuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë” për mbështetjen e Ukrainës “në të gjitha aspektet e saj”, veçanërisht duke kontribuar në buxhetin e vendit.

Një angazhim i përbashkët u riafirmua edhe për diversifikimin e burimeve të energjisë për të reduktuar varësinë nga furnizimet ruse.

Të pranishëm në video-konferencë ishin presidenti amerikan, Joe Biden, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministri britanik, Boris Johnson, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kryeministri japonez, Fumio Kishida, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Iohannis, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts