Italia mbyll shkollat, dyqanet dhe restorantet

12:38 13/03/2021

Vendi në karantinë të plotë gjatë Pashkëve

Shkollat, dyqanet dhe restorantet do të mbyllen në pjesën më të madhe të Italisë duke filluar nga e hëna. Kjo pasi kryeministri Mario Draghi paralajmëroi për një “valë të re” të shpërthimit të koronavirusit. Gjatë 3 ditëve të Pashkëve, 3 deri në 5 Prill, do të ketë një mbyllje totale.

Mbyllja e këtyre aktiviteteve do të përfshijë edhe 2 rajonet më të populluara të vendit, Romën dhe Milanon. Banorëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi duke lejuar dalja vetëm për arsye pune, shëndetësore apo arsye të tjera thelbësore.

Kryeministri Mario Dragi tha se ishte i vetëdijshëm për pasojat e kësaj mbylljeje, por theksoi se ajo është e nevojshme për të shmangur një përkeqësim të situatës. Rastet e reja të të infektuarve janë rritur ndjeshëm javët e fundit duke tejkaluar 25 mijë të tilla në ditë. Problem është gjendja në spitale ku sistemi është mbingarkuar sërish.

Italia, e cila ishte nga të parat vende, një vit më parë që vendosi karantinën kombëtare po lufton sërish kundër përhapjes së shpejtë së infeksionit. Vendi ka raportuar më shumë se 100 mijë viktima nga Covid, numri i dytë më i lartë i Evropës pas Britanisë së Madhe. Edhe fushata e vaksinimit në Itali po ecën ngadalë. Rritje e infektimeve po vihet re edhe në vende të tjera të Europës.

Gjermania raportoi një rritje të shpejtë të infeksioneve në shkolla duke fajësuar variantet e reja të Covid. Në Francë spitalet janë mbingarkuar sërish edhe pse qeveria ka marrë të tjera masa shtrënguese.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *