Italia me numrin më të madh të zjarreve në Europë

18:22 16/08/2021

Mbi 500 mijë hektarë të shkrumbuar edhe në Greqi

Jugu i Evropës po përjeton një nga valët më të nxehta në dekadat e fundit. Për pasojë zjarre të panumërta kanë rënë në disa shtete duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Evropian, Italia është vendi që ka pësuar më shumë dëme për shkak të zjarreve këtë vit.

1.2 milion hektarë pyje janë djegur në këtë vend, një sipërfaqe kjo e cila vlerësohet të jetë afërsisht e barabartë me atë të pothuajse të gjithë kryeqytetit  Romës.

Nga 1 Janari deri më 14 Gusht, 472 zjarre të mëdhenj shpërthyen në rajonet e Italisë. Spanja renditet e dyta me 228 zjarre të rëna.

Nuk mbetet pas edhe Greqia. Sipas të dhënave të sistemit satelitor evropian “Copernicus” vetëm në Evia, zona e djegur vlerësohet në mbi 507 mijë hektarë, ndërsa vlerësohet se kjo sipërfaqe mund të arrijë edhe në 700 mijë hektarë.

Zjarret kanë qenë të pranishme çdo vit në Mesdhe, por ato të këtij viti kanë shkatërruar zona të tëra pyjore dhe ekosisteme të cilat do të duhen vite për tu rikuperuar.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *