Italia me “superpasaportë të gjelbër” për udhëtarët. Ja çfarë ka parashikuar qeveria

italia me superpasaporte te gjelber per udhetaret ja cfare ka parashikuar qeveria
italia me superpasaporte te gjelber per udhetaret ja cfare ka parashikuar qeveria

Udhëtarëve italianë u kërkohet nga e hëna të tregojnë certifikatën e vaksinimit e njohur si “superpasaporta e gjelbër” dhe të mbajnë një maskë mjekësore specifike për ta përdorur në transportin publik.

Ky certifikim është i rezervuar për ata që janë të vaksinuar plotësisht ose që janë shëruar nga COVID-19 së fundmi. Lejekalimi është po ashtu detyrim për të hyrë në hotele, palestra dhe pishina.

Të mërkurën, Qeveria italiane ka aprovuar masën që u kërkon njerëzve më të moshuar se 50 vjeç të vaksinohen kundër koronavirusit, pasi vendi po përballet me rekorde të reja ditore nga infeksionet me variantin Omicron.

Diku rreth 78% e popullsisë së Italisë është plotësisht e vaksinuar kundër koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts