Italia merr vendimin: Fëmijët do të mbajnë mbiemrin e të dy prindërve

italia merr vendimin femijet do te mbajne mbiemrin e te dy prinderve
italia merr vendimin femijet do te mbajne mbiemrin e te dy prinderve

22:00 28/04/2022

Gjykata kushtetuese e ka konsideruar “diskriminues” rregullin që cakton mbajtjen vetëm të mbiemrit të babait

Koha kur fëmijët do të mbajnë vetëm mbiemrin e babait duket se do të marrë fund së shpejti në Itali.

Fëmijës do t’i jepet automatikisht mbiemri i të dy prindërve, sipas renditjes së dakorduar nga vetë prindërit. Përveçse  nëse ata vetë vendosin, me marrëveshje të ndërsjellë, t’i atribuojnë vetëm mbiemrin njërit prej të dyve.

Kështu ka vendosur gjykata Kushtetuese në Itali e cila e konsideron si “diskriminues dhe të dëmshëm për identitetin e fëmijës” rregullin që cakton automatikisht vetëm mbiemrin e babait.

Sipas Gjykatës, në vazhdën e parimit të barazisë dhe në interes të fëmijës, të dy prindërit duhet të jenë në gjendje të ndajnë zgjedhjen e mbiemrit të fëmijës, i cili përbën një element themelor të identitetit personal të tij.

Ky rregull është i vlefshëm për fëmijët e lindur në martesë, jashtë martese dhe ata që janë të birësuar.

Por si kanë reaguar italianët rreth këtij vendimi? Shumë politikanë e kanë përshëndetur vendimin duke theksuar se ky është një tjetër hap përpara drejt barazisë gjinore në familje. Ndërsa gazeta italiane e “La Repubblica” e ka quajtur historik vendimin që u jep grave një të drejtë e cila ka qenë e mohuar prej kohësh.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts