Italia mund t’ju japë 28 mijë euro për të jetuar në këto fshatra mahnitës, ja kushtet që duhet të plotësoni

Rajoni i Kalabrisë po planifikon që të ofrojë 28,000 euro për një maksimum prej tre vjetësh për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen në fshatra jo shumë të banuar, me afro 2,000 banorë. E gjitha kjo lidhet me idenë e gjallërimit të komuniteteve ku popullsia ka pësuar rënie.

Sipas CNN vendet përfshijnë fshatra afër detit ose nëpër male ose në të dyja. Fshatt

Për të marrë paratë, banorët e rinj duhet të plotësojnë disa kushte:-Të angazhohen për të filluar një biznes të vogël nga e para ose të merren me diçka që ekziston.

-Duhet të marrin lejen e qëndrimit.

-Të jenë maksimumi 40 vjeç.

-Të jenë të gatshëm që të zhvendosen në Kalabri brenda 90 ditëve nga aplikimi

Gianluca Gallo, një këshilltar rajonal, tha për CNN se të ardhurat mujore mund të jenë në kufijtë e 1,000-800 euro për dy deri në tre vjet. Në të kundërt, mund të ketë një financim për të mbështetur fillimin e një aktiviteti të ri tregtar – qoftë B&B, restorant, bar, fermë rurale ose dyqan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *