Italia ndalon përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson

23:33 14/04/2021

Qeveri italiane ka vendosur që të pezullojë përdorimin e vaksinës Johnson&Johnson dhe të mos përdorë ngarkesën me 184 mijë doza që ka mbërritur një ditë më parë në vend.  Ky vendim është marrë pasi dhe SHBA më herët ka pezulluar përdorimin e kësaj vaksine për shkak të probleme që ka shkaktuar me mpiksjen e gjakut.

Dërgesa e parë e vaksinave nga kompania amerikane arriti në Itali të martën, por tani për tani nuk do të shpërndahet në qendrat e vaksinimit për shkak të frikës të efekteve anësore.

Autoritetet kombëtare në vendet e Evropës kanë ndërmarrë qasje të ndryshme lidhur me përdorimin e kësaj vaksine pas vendimit nga agjencitë shëndetësore amerikane që rekomanduan ndalimin e përdorimit të vaksinës pasi u raportuan çështje të rralla të mpiksjes së gjakut.

Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se do të publikojë një rekomandim për Johnson&Johsnon javën e ardhshme.

Vaksina me një dozë J&J u konsiderua thelbësore për të shpejtuar fushatën e vaksinimit në Itali, e cila ishte ngadalësuar për shkak të probleme me vaksinën AstraZeneca./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *