Italia në alarm nga zjarret/ Mbi 500 vatra aktive, flakët u marrin jetën 6 personave, autoritetet akuza për zjarrvënie të qëllimshme

Zjarret që kanë përfshirë Italinë e Jugut tashmë prej ditësh kanë lënë pas një dëm kolosal.

Teksa qytetarët po përballen me një valë të fortë nxehtësie, 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e flakëve. Autoritetet bëjnë me dije se janë 500 zjarre aktive.

Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha në Kalabri, ku sipas mediave italiane, 11,000 hektarë u bënë hi, si dhe Sardenja, ndërsa presidenti i vendit, Sergio Matarella, fluturoi dje mbi zonat e djegura në Oristano, duke folur për një fatkeqësi të madhe.

News

Kryeministri italian Mario Draghi premtoi të enjten se do të sigurojë mbështetje financiare për ata që preken nga zjarri. Ai gjithashtu tha se do të ketë një plan specifik për ripyllëzimin e zonave që janë shkatërruar.

Për shpërthimin e zjarreve, autoritetet vlerësojnë se pothuajse 57% e zjarreve janë rezultat i zjarrvënies. “Më pak se 2% shkaktohet natyrshëm, për shembull nga rrufeja. “Për 4.4%, shkaku është i papërcaktuar dhe 22% janë situata të paklasifikuara në të cilat është e vështirë të dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin,” tha Roberto Tsingolani, ministri i Mjedisit në Itali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *