Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit

20:05 21/08/2023

Zjarre masive në Greqi dhe në Francë

Temperaturat e të nxehtit ekstrem që pritet të kapërcejnë 40 gradë Celcius pritet të fusin sërish në “kthetra” jugun e Europës.

Në Itali, këtë valë e kanë quajtur “Neroni“ sipas perandorit famëkeq që shkaktoi vuajtje të mëdha në vitin 64 të Erës Sonë që i vuri zjarrin Romës duke djegur pjesën më të madhe të qytetit.

Autoritetet kanë gati shpalljen e alarmit të kuq nga e marta në 16 qytete, kryesisht në Italinë Qëndrore.

Vala e të nxehtit në fakt ka nisur prej disa ditësh në vendet e jugut të Europës dhe në Greqi është bërë shkak rikthimin e vatrave të zjarrit. Më e reja është kjo që duket në këto filmime në perëndim të ishullit Eubea.

Zjarre edhe në krahun tjetër të gjirit të Eubesë, në rajonin e Viotisë, ndërsa harta arrin deri në Aleksandropoli, në verilindje të vendit.

Zjarret kanë përfshirë prej ditësh edhe ishujt spanjollë të kanarieve, ku deri më tani nga zonat e banuara janë evakuuar mbi 26 mijë njerëz.  

Në alarm nga vala e të nxehtit janë edhe autoritetet në jug të Francës. Ngrohja globale shihet sërish si shkaktare edhe e kësaj vale të re të vapës përvëluese.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts