Italia në zi për Berluskonin, ceremoniali i homazheve në katedralen e Milanos

[embedded content][embedded content]

12:48 13/06/2023

Që prej të Hënës, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni, në Itali kanë nisur ditët e zisë kombëtare. Flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë. Ceremoniali shtetëror i homazheve zhvillohet të Mërkurën në katedralen e Milanos, por ende nuk është përcaktuar data e ceremonisë së varrimit.

Këtë të Martë, trupi ndodhet në rezidencën e familjes së tij në Arkore, atje ku që prej të Hënës ka pasur vizita të shumta duke nisur nga politikanë vendas e deri te dashamirësit, të cilët vendosën lule në rrethimin e saj.

Në nderim të themeluesit të saj, kulla e medias prestigjioze italiane Mediaset në Milano nderoi me mesazhe falenderuese në ekranet e mëdhenj, Silvio Berluskonin që e etiketoi si babain e saj.

Mediat italiane shkruajnë se pas ndarjes së tij nga jeta, pritet gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim të ndahet pasuria prej të paktën 4 miliardë Euro, ku përfshihen asete dhe prona në emër të tij.

Pasuria pritet të ndahet mes 5 fëmijëve nga 2 martesat e para të tij. Ende është e paqartë nëse nga kjo përfiton Marta Fashina, bashkëshortja e tretë me të cilën lidhi martesë vitin e kaluar.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe ndarja e aksioneve të tij në shoqërinë e investimeve Fininvest, ku bëjnë pjesë edhe bizneset e mëdha.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts