Italia nis aplikimin e certifikatës së gjelbër

17:55 06/08/2021

E nevojshme për hyrjen në bare, restorante, kinema e muze

Italianët duhet të paraqesin certifikatën e gjelbër për të hyrë në bare, restorante, kinema, muze e salla sportive. Këtë të Premte hyri në fuqi vendimi i qeverisë që ndalon personat që nuk e disponojnë këtë certifikatë të hyjnë në një pjesë të madhe të ambienteve publike, një masë që synon frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe sidomos variantit të ashpër Delta.

Certifikata përmban të dhëna që dëshmojnë se personat që e kanë, janë të vaksinuar me të paktën njërën nga dozat, e kanë kaluar infektimin me Covid-19 gjatë 6 muajve të fundit ose kanë rezultuar negative në testet deri 48 orë nga paraqitja e dokumentit.

Nga 1 Shtatori, certifikata e gjelbër do të jetë e detyrueshme edhe për mësuesit, studentët dhe përdoruesit e transportit publik të distancave të gjata. Italia ka nivelin më të lartë me mbi 61% të vaksinimit antiCovid mes vendeve më të populluara të unionit. Para hyrjes në fuqi të certifikatës, pati dyndje në qendrat e vaksinimit. 

Edhe Franca do të nisë zbatimin e detyrueshëm të certifikatës së gjelbër, fillimisht në ambientet e argëtimit, duke nisur nga e Hëna. Franca ishte i pari vend europian që e aprovoi, por zbatimi u shty derisa gjykata e lartë vendosi të Enjten se ajo ishte në përputhje me ligjin. Megjithatë si në Francë edhe në Itali, kjo masë pritet të përballet me protesta të ashpra gjatë fundjavës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *