Italia nis dozën e tretë për disa kategori

18:50 21/09/2021

Injektimet e para të dozës së tretë kanë nisur tek personat më të riskuar

Pas Izraelit, radha është për Italinë. Në fushatën e madhe të vaksinimit kundër COVID-19, ka filluar administrimi i dozës së tretë të vaksinës.

Injektimet e para janë kryer tek pacientët e brishtë  të tillë si pacientët me kancer, personat që kanë kryer transplant dhe personat me HIV.

Në Itali kjo kategori përbën rreth 3% të popullsisë dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për një dozë shtesë për t’u mbrojtur më mirë nga virusi.

Të moshuarit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor po ashtu do të kenë prioritet. Doza e tretë duhet të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë për të gjitha grupet përveç atyre me imunitet të dobët, për të cilët duhet të jepet pas 28 ditësh.

Që pas njoftimit të qeverisë italiane e cila e bëri të detyrueshme certifikatën dixhitale kudo është vënë re një rritje e kërkesës për t’u vaksinuar me 40 %.

Që nga 15 Tetori, çdo punonjës që nuk tregon certifikatën dixhitale pezullohet automatikisht nga puna  pa marrë asnjë pagesë.

Personat që injorojnë ligjet dhe pavarësisht kësaj shkojnë në punë do të përballen me një gjobë e cila varion prej 600 deri në 1.500 euro.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *