Italia përfshihet nga stuhi të fuqishme

11:41 21/11/2022

5 rajone janë vendosur në alarmin e verdhe ndërsa përmbytjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën jugore

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë. Alarmi i verdhë është vendosur në 5 rajone jugore te vendit

Një stuhi e fortë breshëri, e cila zgjati rreth pesëmbëdhjetë minuta dhe breshër në madhësinë e topave të ping-pongut, ka goditur Ishujt Aeolian, duke shkaktuar dëme serioze në të mbjellat. Breshëri u pasua nga përmbytje të fuqishme që në shumë zona transformoi rrugët në përrenj të përmbytur, duke vështirësuar qarkullimin për shkak të gurëve dhe mbeturinave.

Një lum doli nga shtrati dhe përmbyti shtëpi dhe biznese si dhe shkaktoi probleme në bujqësi. Çatitë e disa banesave u dëmtuan pasi stuhia u shoqërua edhe me erëra të forta të cilat rrëzuan gjithashtu edhe disa pemë. Ekipet e shpëtimit u mobilizuan për të përballuar kërkesat për ndërhyrje, të cilat tashmë ishin rritur në më shumë se tridhjetë në rreth një orë .

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në aeroportin e Lamezia Terme , ku disa fluturime janë devijuar drejt Brindisit . Nuk raportohet për persona të lënduar.   Shkollat ​​janë mbyllur sot në Bitonto, në zonën e Barit. 

Edhe në pjesën veriperëndimore të Italisë veçanërisht në Liguria, Veneto dhe Lazio situata mbetet kritike pasi meteorologët kanë parashikuar përmbytje të fuqishme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts