Italia planifikon rihapjen pas Pashkëve

11:25 24/03/2021

Vendi ka siguruar katër vaksina të sigurta dhe synon të vaksinojë gjysmë milioni njerëz në ditë.

Italia vijon që të shënojë rritje të të infektuarëve dhe vdekjeve. Në vetëm 24 orët e fundit u shënuan 551 humbje jete, numri më i lartë që nga fundi i janarit, ndërsa vendi lufton për të përmbajtur valën e tretë të infeksioneve dhe për të shpejtuar fushatën e vaksinimit të ngadaltë.

Ndërkaq numri i të infektuarëve ka arritur në 3.4 milion. Shtrimet në spital janë rritur gjatë javëve të fundit për shkak edhe të varianteve të reja të përhapura.

Kryeministri Italian Mario Draghi ka bërë të ditur se Italia tanimë ka siguruar 4 vaksina efektive dhe të sigurta që do të bëjë të mundur rihapjen e vendin në mënyrë graduale.

“QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« vaksinohen sa mĂ« shumĂ« njerĂ«z qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« shkurtĂ«r tĂ« mundshme. Ne duhet ta rrisim ritmin nĂ« gjysmĂ« milioni nĂ« ditĂ«. ShpresojmĂ« tĂ« rihapim shkollat deri nĂ« fillore pas PashkĂ«ve”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij në Senat Draghi u shpreh se qëllimi i qeverisë është që certifikata e gjelbër europiane do të jepet për të gjithë brenda tre muajsh për këdo që është vaksinuar apo shëruar nga Covid-19. Ky objektiv do të arrihet pa diskriminim duke respektuar të dhënat e qytetarëve.

Vaksina Johnson&Johnson pritet të mbërrijë në Itali gjatë muajt prill, si pjesë e fushatës së vaksinimit . Aktualisht rajoni i Lombardisë ka vaksinuar 33 mijë njerëz në ditë dhe sipas “Tgcom24” deri në fund të prillit do të vaksinohen 130 mijë njerëz në ditë.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, është shprehur se vendit i duhen të gjitha vaksinat përfshirë edhe atë ruse për aq kohë sa Rusia e ka deklaruar atë të sigurtë dhe efektive. Speranca bëri të ditur se Italia nuk ka asnjë lloj paragjykimi për këtë vaksinë.

Kjo deklaratë erdhi pas Agjencia Evropiane e Barnave, ka njoftuar planet për të kryer inspektime të laboratorëve klinikë të vaksinës Ruse Sputnik V dhe vendeve të prodhimit si pjesë e vlerësimit të sigurisë dhe efikasitetit të saj.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *