Italia regjistron shifra të larta të Covid-19, fillojnë dozat përforcuese për të miturit, ekspertët: Mbrojtja e vaksinës bie në 30% pas 5 muajsh

Italia ashtu si shumë vende të tjera të Europës po përballet me një rritje të madhe të rasteve të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë shënuar 24.883 raste të reja me Covid. Por festat nuk e ndalin fushatën e vaksinimit. Dozat e treta kaluan shifrën 17 milionë, me një total prej 46,210,620 italianësh që përfunduan ciklin e vaksinimit. Kështu nga sot doza përforcuese mund t’u jepet si moshave 16 dhe 17 vjeç, ashtu edhe atyre me dobësi të lartë midis 12 dhe 15 vjeç.

Sipas ekspertëve rreziku i kujdesit intensiv për të pavaksinuarit, krahasuar me ata që marrin dozën e tretë, është 85 herë më i madh për ata mbi 80 vjeç.

Lidhur me vaksinat ata shprehen se pas pesë muajsh mbrojtja bie nga 71.5% në 30%.

“ Pas 150 ditësh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit, “efektiviteti i vaksinës në parandalimin e sëmundjes, si në formën simptomatike ashtu edhe në atë asimptomatike, bie nga 71,5% në 30.1%”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *