Italia sekuestron 143 mln euro jahte e vila luksoze të oligarkëve rusë

22:17 05/03/2022

Italia ka sekuestruar 143 milionë euro jahte dhe vila luksoze nga oligarkët rusë që prej së premtes. Asetet u sekuestruan në disa nga vendet më piktoreske italiane, përfshirë Sardenjën, bregdetin Ligurian dhe liqenin e Komos.

Ne duhet të jemi në gjendje të ndalojmë sulmin e Putinit, duke e sjellë atë në tryezë dhe ai nuk do të ulet me të butë”, tha ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio teksa njoftoi planet e Italisë për të nisur sekuestrimin e pronave që u përkasin oligarkëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Policia italiane ka sekuestruar superjahtin Lena, i cili i përket Gennady Timchenko, oligark i afërt me Putinin në portin e San Remos, si dhe Lady M në pronësi të Alexei Mordashov, ashtu sikurse disa vila në Toskanë dhe Komo.

Vila e manjatit të biznesit ruso-uzbek Alisher Usmanov u sekuestrua gjithashtu në Sardenjën veriore./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.