Italia shqyrton heqjen e Certifikatës së Gjelbër

italia shqyrton heqjen e certifikates se gjelber
italia shqyrton heqjen e certifikates se gjelber

17:05 18/02/2022

Pas 31 Marsit pritet heqja e maskave në ambientet e brendshme

Qeveria italiane po shqyrton mundësinë e reduktimit të përdorimit ose heqjes përfundimitare të detyrimit të paraqitjes së Certifikatës së Gjelbër. Mediat italiane shkruajnë se autoritetet po diskutojnë prej më shumë se një jave me ekspertët vendas për lehtësimin e masave anti-COVID, teksa situata pandemike po jep shenja bindëse përmirësimi. Infektimet janë reduktuar ndjeshëm ditët e fundit, teksa falë edhe vaksinimit masiv nuk ka më mbingarkesa të të shtruarve në sptiale.

Gjendja e emergjencës, e rinovuar në fillim të këtij viti përfundon më 31 Mars. Ekziston mundësia e shfuqizimit të plotë të masave, por varianti më i mundshëm është një lehtësim i gjerë i kufizimeve që nga heqja e detyrimit të maskave në ambjentet e brendshme, deri tek  shfuqizimi përdorimit të certifikatave të gjelbra në pjesën më të madhe të ambjenteve publike. Heqja e Certifikatës së Gjelbër po diskutohet edhe në Francë. Ndërsa në Britaninë e Madhe, qytetarët do të çlirohen plotësisht nga masat që nga fillimi i javës së ardhshme.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts