Italia synon të vaksinojë 80% të popullsisë deri në Vjeshtë

22:50 13/03/2021

Italia planifikon që deri në muajin Shtator të ketë vaksinuar 80% të popullsisë me vaksinat kundër koronavirusit Covid-19.

Për të arritur këtë synim është menduar që të shtohen ritmet ditore të vaksinimeve.

Komisioneri i posaçëm për vaksinimin i qeverisë italiane, Francesco Paolo Figliuolo ka thënë sot se kanë hartuar një plan kombëtar për të realizuar 500 mijë vaksinime në ditë.

Që kur u shfaq virusi në muajin Shkurt të vitit të kaluar, Italia ka regjistruar 101.881 vdekje të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19, shteti i dytë në Europë pas Britanisë përsa i përket vdekshmërisë dhe i shtati në botë.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore italiane kanë deklaruar 3.2 milionë të infektuar në vend. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *