Italia synon të zvogëlojë ‘hendekun e pagave’ mes burrave dhe grave

11:02 09/02/2022

Në shumicën e vendeve të botës nëse krahasohen pagat mes burrave dhe grave kuptohet që burrat fitojnë më shumë se gjinia tjetër. Por në Itali duket se ky problem po zgjidhet përmes një ligji, i cili mundëson që të dyja gjinitë të paguhen në mënyrë të barabartë.

Këshilli Rajonal i Venecias miratoi njëzëri një ligj për promovimin e pagave të barabarta për burrat dhe gratë dhe për të mbështetur punësimin e këtyre të fundit. Sipas këtij ligji do të ofrohen 100 mijë euro për të gjitha ato kompani që ndihmojnë dhe promovojnë punën dhe karrierën e grave. Ndërsa për kompanitë që do të punësojnë gra që janë viktima të dhunës ose ‘trafikimit’ do të ketë përfitime ekonomike shtesë.

Në Itali burrat fitojnë mesatarisht 12,7% më shumë se gratë. Në sektorin publik hendeku i pagave mes dy gjinive është 3,7%, por në sektorin privat është më i lartë me 19,6%.

Diferenca e pagave nuk varet nga kontratat e punëmarrësit me punëdhënësin, por edhe nga shpërblimet dhe puna jashtë  që mesa duket se favorizon dukshëm burrat.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.