Italia: Talebanët duhet të gjykohen nga veprimet, jo nga fjalët e tyre

Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, ka deklaruar se në vazhdën e talebanëve që morën kontrollin e Afganistanit muajin e kaluar, ata duhet të gjykohen nga veprimet, jo nga fjalët e tyre.

“Qasja e Italisë është qasja e përbashkët në nivel evropian. Ne e diskutuam këtë javën e kaluar në takimin joformal të ministrave të jashtëm të unionit në Slloveni. Për të vazhduar mbështetjen tonë për popullin afgan, ne u pajtuam se do t’i gjykojmë talebanët në bazë të veprimeve të tyre dhe jo deklaratave të tyre”, tha Di Maio në Senatin e Italisë.

Di Maio tha se veprimet e talebanëve do të vlerësohen në bazë të pesë kritereve, respektivisht në bazë të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës, respektimit të të drejtave të njeriut, veçanërisht të grave dhe pakicave, krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse, garancisë për qasje të sigurt humanitare, si dhe në bazë të kalimit të lirë për ata që duan të largohen nga vendi.

Kryediplomati italian tha se këto parametra po ashtu u diskutuan gjatë vizitave të tij të fundit në Uzbekistan, Taxhakistan, Katar dhe Pakistan.

Ai njoftoi se duke larguar 5.011 persona, përfshirë 4.890 afganë, Italia është vendi evropian që evakuoi numrin më të madh të qytetarëve afganë.

“NE aktualisht jemi në një fazë të re të menaxhimit dhe planifikimit të krizave. Italia do të vazhdojë të ndihmojë afganët që duan dhe kanë të drejtë të largohen nga vendi”, u shpreh ai.

Di Maio tha se Italia po punon me vendet që do të bashkëpunojnë për funksionimin e ardhëm të aeroportit të Kabulit, veçanërisht me Turqinë dhe Katarin. Ai shtoi se homologu i tij i Katarit i garantoi atij se siguria do të rivendoset në aeroport.

Si kryesuese e G20-tës, tha Di Maio, Italia synon të mbajë një samit të jashtëzakonshëm të G20-tës mbi Afganistanin dhe si rrjedhojë e talebanëve në pushtet.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, e cila citoi një deklaratë të qeverisë, sot më herët edhe kryeministri italian, Mario Draghi dhe presidenti kinez, Xi Jinping, diskutuan “zhvillimet e fundit në krizën afgane dhe forumet e mundshme të bashkëpunimit ndërkombëtar për ta trajtuar atë, përfshirë për G20-tën”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.