Italia triumfon përballë Spanjës/ Emocionet e gjysmëfinales përjetohen edhe në Tiranë, shikoni si shpërthejnë në festë tifozët (FOTO/VIDEO)








Italia është finalistja e parë e këtij Europiani pas fitores dramatike me penallti ndaj Spanjës në stadiumin “Uembli”.

itali 8

Emocionet e gjysmëfinales drithëruese janë përjetuar edhe në Tiranë, ku mijëra tifozë e kanë ndjekur përballjen në sheshin “Skënderbej”, duke pritur fitoren e kombëtares së zemrës në  “skenën” e improvizuar të “Fan Zone”.

Në fund fati u buzëqeshi të besuarëve të Mançinit, çka ndezi festën edhe në kryeqytetin e Shqipërisë.

Siç mund të shihet nga këto foto qindra të rinj valvitin flamurin trengjyrësh të Italisë, mbajnë të veshur fanellën e kaltër, konsumojnë birrë dhe shpërthejnë në brohorima pas golave të shënuar.

Nuk mungojnë as tifozët spanjollë, që ndonëse më të paktë në numër në Shqipëri duket se janë rritur në dekadat e fundit.

itali 1 itali 2 itali 3 itali 4 itali 5 itali 7 itali 8 itali 9 itali 10 itali 11 itali 12 itali 13 itali 14 itali 15 itali 16 itali 17 itali 18 itali 19 itali 20 itali 21 itali 22 itali 23 itali 24 itali 25 itali

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *