Italia vazhdon të digjet/ Flakët shkrumbojnë pyje, monumente dhe shtëpi, banorët tregojnë momentet e tmerrit: Ishte si një ferr

Situata nga zjarret në Itali vazhdon të jetë e rëndë edhe pse disa prej vatrave janë vënë nën kontroll.

Gjysma e gjelbërimit është e ngjyrosur me të zezë, Pineta Dannunziana, mushkëria e gjelbër e Pescara, është shkatërruar nga zjarri që preku të gjithë zonën jugore të qytetit.

Italio

Ndërsa qindra hektarë janë ende të tymosur në Sicili dhe në parkun Madonie. Era dhe lagështia ushqejnë makthin e sjellë nga zjarri të Dielën e parë të Gushtit me Italinë e pushuesve nën rrethimin e flakëve: rrugë të mbyllura, turistë që ikin nga plazhet, të dehur dhe të evakuuar.

Pas Sardenjës dhe Sicilisë, Pescara u rrethua nga zjarret, të cilët arritën deri në shtëpitë e banorëve.

“Ne pamë një tym të zi të lartë që ngrihej brenda pak minutash “-thonë disa notarë dhe ne ikëm në kohën e duhur. Palmat dhe cadrat morën flakë. Ferr”- rrëfejnë banorët.

Itali

Thesaret si Pineta Dannunziana dhe bregdeti i Trabocchi janë shndërruar në hi me dëme të pallogaritshme.

Italia 1 780x439

I gjithë rajoni Abruzzo  është mobilizuar për emergjencën teksa flakët u ndezën praktikisht në tre të katërtat e Italisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *