Italia zgjat kufizimet për hyrjet nga vendet e BE

14:46 05/04/2021

Rihapen dyqanet me pakicë në Greqi, masa kundër grumbullimeve

Autoritetet italiane shtynë deri më 30 Prill, afatin e mbajtjes në fuqi të masave për hyrjet nga jashtë, që u aplikuan për ditët e Pashkës. Jo vetëm personat që hyjnë në Italia nga vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian por edhe nga shtetet e unionit do të duhet të qëndrojnë në karantinë 5 ditore dhe do të bëjnë dy tamponë një në hyrje dhe tjetri në përfundim të karantinës.

Nga e marta, Italia nuk do të jetë më zonë e kuqe siç ishte nga 2 Prilli por do të rikthehet me sistemin e mëparshëm. Infektimet ditore vazhdojnë të jenë në nivele të larta në mbi 18 mijë raste.

Nga kjo e hënë, rihapen dyqanet dhe aktivitetet jo-jetike në pjesën më të madhe të zonave që kanë vuajtur bllokadën e ashpër gjatë javëve të fundit, me përjashtim të Selanikut.

Franca shënoi rekordin e infektimeve ditore për këtë vit me mbi 66 mijë raste, çka përbën njëkohësisht edhe shifrën e dytë më të lartë të gjithë periudhës së pandemisë.

Këtë të hënë qytetarëve u jepet një tjetër mundësi për t’u rikthyer nëpër shtëpi pas udhëtimit për pashkë që u lejua vetëm të premten, teksa i gjithë vendi vazhdon të jetë në karantinë kombëtare. Këtë 24-orësh, India shënoi rekord ditor me mbi 100 mijë infektime.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *