Italianët me leje shëndeti në shkolla e transporte

14:53 06/08/2021

Nga e hëna edhe franca bën të detyrueshme pasaportën e vaksinimit në mjediset publike

Pas restoranteve, pishinave, palestrave, kinemave, stadiumeve dhe teatrove, qeveria italiane ka  miratuar dekretin e ri i cili e bën të detyrueshëm certifikatën e vaksinimit për shkollat, universitetet dhe transportin publik.

“Ne kemi miratuar një dekret  të ri që përqendrohet  tek certifikata e vaksinimit për të menaxhuar këtë fazë epidemike. Në këtë fazë, zgjedhja e qeverisë është të investojë për të shmangur  kufizimet e mëtejshme dhe për të mbrojtur lirinë” , u shpreh  Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza , në një  konferencën për shtyp.

Ndërsa kryeministri Mario Draghi ka vlerësuar punën e qeverisë së tij për të mbajtur në kontroll kurbën e infektimeve  me covid-19 dhe nivelin ekonomik të vendit . Me masën e re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më.

Ai deklaroi se me dekretet  e reja synohet mbështetja ndaj bizneseve dhe punonjësve  si dhe kategorive më të prekura nga kriza e pandemisë .Dragi ka premtuar se një mbështetje e madhe do tu jepet edhe operatorëve  turistikë duke iu referuar programeve të investimeve .

Edhe Gjykata kushtetuese e Francës ka  aprovuar  pasaportën shëndetësore që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike dhe që pritet të hyjë në fuqi nga dita e hënë.

Këshilli Kushtetues megjithatë vlerësoi se si antikushtetuese  një dispozitë të Ligjit për Shëndetin, që lejon punëdhënësit të largonjnë nga puna personat që nuk e kanë pasaportën shëndetësore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *