Italianët votojnë sot për qeverinë e re

09:49 25/09/2022

Favorite për të fituar e djathta ekstreme

Vendvotimet u hapën këtë të diel në mbarë Italinë në zgjedhjet që parashikojnë të rikthejnë në pushtet një qeveri të së djathtës ekstreme për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë botërore.

Aleanca e krahut të djathtë e udhëhequr nga partia Vëllezërit e Italisë së Giorgia Melonit është shfaqur në krye të sondazheve të fundit. Megjithatë mediat raportojnë edhe një rritje të mbështetjes për Lëvizjen 5 Yjet që mund ta bëjë të vështirë një fitore të pastër të së djathtës.

Giorgia Meloni është shfaqur si kandidatja e mundshme kryeministre ndërsa aleanca e saj përfshin Legën e Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit.

Kjo do të ishte një rritje e jashtëzakonshme për Melonin, 45-vjeçaren nga Roma, partia e të cilës fitoi vetëm 4% të votave në zgjedhjet e fundit kombëtare në 2018.

Italia ka një histori të paqëndrueshmërisë politike. Kryeministri i ardhshëm do të përballet me një mori sfidash, veçanërisht rritjen e kostove të energjisë. Rezultati i votimit shihet me nervozizëm edhe në kryeqytetet evropiane dhe në tregjet financiare.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë shprehur të shqetësuar nëse Italia do të jetë një partner i qëndrueshëm në raportet me Rusinë. Meloni i ka hedhur poshtë rrënjët post-fashiste të partisë së saj dhe e portretizon atë si një grup konservator.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *