Iu bashkua kërkimeve për të gjetur veten, flet turku që u bë viral: Kisha një gjysmë ore që endesha me ta, ja kur u zbulua e vërteta

Ditën e djeshme në rrjete sociale, u bë virale historia e turkut Beyhan Mutlu. Burri, pasi piu me miqtë, humbi rrugën në pyll të Inegol.
Historia e Beyhan Mutlu u bë virale ditën e djeshme në rrjete sociale.

Pas një kohe miqtë e tij takuan gruan e Beyhan Mutlu e cila u tregoi atyre se po i telefononte bashkëshortit të saj por nuk po i përgjigjej, miqtë e Mutlus të cilët menduan se ai mund të kishte humbur në pyll njoftuan policinë, të cilët filluan kërkimin në pyll. Mutlu, i cili ishte në gjendje të dehur, i është është bashkuar kërkimeve për gjendjen e tij.

Në lidhje me këtë histori Mutlu për mediat turke, ku ka thënë se:

“Në ditën e incidentit po pija së bashku me mikun tim në Inegol. Ishte vonë dhe u largova. Ju thashë se do shkoja në një shtëpi tjetër për të pushuar, por siç duket ai nuk më kishte kuptuar. Kam fjetur rreth orës 01:00 të mëngjesit, u zgjova rreth orës 05:00 të mëngjesit. Kur pashë skuadrat jashtë, shkova tek ata dhe i pyeta se çfarë kishte ndodhur. Ata thanë se ishte zhdukur një person.

Unë u bashkova me ta dhe fillova të kërkoja personin e zhdukur. Unë iu bashkova kërkimit pa e ditur se kush ishte personi i zhdukur. Pas rreth gjysmë ore ecje, Mutlu tha se e kuptoi që ekipet po e kërkonin atë pasi ata bërtisnin ” Beyhan Mutlu’’. Duke dëgjuar emrin tim, një djersë e ftohtë më shpërtheu. Ju thashë se isha unë por ata nuk më besuan. Situata u zgjidh kur shoku im Mesut më pa. Kur ata ishin të sigurt se isha unë, ekipet buzëqeshën”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *