Iu refuzua përfaqësimi në KQZ/ Komisioni i Rithemelimit të PD-së:  U shkel Kushtetuta, Ramën dhe Bashën i pret fundi. S’na ndalojnë dot të fitojmë më 6 mars








Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike të ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha përmes një deklarate për mediat ka sulmuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së e akuzon Celibashin se shkeli rëndë Kushtetutën  kur refuzoi përfaqësuesin e këtij komisioni dhe pranoi atë të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.Komisioni-i-Rithemelimit-te-PDNë deklaratë thuhet gjithashtu se kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha tani i pret fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të  Rithemelimit të PD:

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetuten dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe  se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.