Iu refuzua pjesëmarrja në mbledhje, Bylykbashi kundër komisioneve “virtuale”: Do na kenë aty fizikisht! Do ndalojmë Edi Ramën të kontrollojë çdo qelizë të këtij shteti





Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, njëherazi dhe përfaqësues i kësaj force politike në Komisionin e Ligjeve, foli pas mbajtjes së mbledhjes së parë të komisionit online.

bylykbashi

Bylykbashi deklaroi se opozita ishte e pranishme fizikisht në sallë, por asaj iu mohua pjesëmarrja dhe e drejta e fjalës.

Kjo sipas tij është një përpjekje e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës dhe ndaj ata do ta refuzojnë atë.

Bylykbashi theksoi gjithashtu se opozita do të jetë fizikisht në çdo komision dhe do të denoncojë çdo aferë që kryeministri Rama po përpiqet ta kthejë në ligj.

“Deputetëve të opozitës në mënyrë anti-kushtetuese iu mohua sot pjesëmarrja në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe iu mohua gjithashtu e drejta e fjalës.

Kjo është qartazi mënyrë për të hequr transaparencën që u duhet qytetarëve për të kuptuar kush janë aferat korruptive që Edi Rama i kthen në ligj.

Do të garantojmë transparencën për çdoi shkelje që sjell Edi Rama. Nuk do të pranojmë që gjoja për arsyet e pandemisë nuk do të zhvillohen mbledhjet fizikisht. Ne do të jemi këtu për të përfaqësuar shqiptarët dhe për ta ndaluar Edi Ramën ta kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë.

Qëndrimi jonë është i qartë ne nuk do të marrim pjesë dhe në mbledhjet e Komisionit Online.

Edi Rama po i moghon opozitës të kundërshtojë të gjitha aferat që ai po përpiqet t’i kthejë në ligj”, tha Oerd Bylykbashi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *