iute dhe TUMO Tirana: Formimi i së ardhmes së të rinjve shqiptarë

iute dhe tumo tirana formimi i se ardhmes se te rinjve shqiptare
iute dhe tumo tirana formimi i se ardhmes se te rinjve shqiptare

Në një partneritet qe sapo ka lindur kompania estoneze fintech iute ka bashkuar forcat me TUMO Tirana për të transformuar perspektivat e rinisë shqiptare.

Qëllimi i tyre i përbashkët është t’u sigurojë studentëve me prejardhje të ndryshme akses në arsim me cilësi të lartë duke financuar bursa në programet e TUMO-s.

Akan Ajdini, CEO i iute, tha: “Partneriteti me TUMO Tirana dhe iute ka të bëjë me krijimin e mundësisë që fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Nëpërmjet bursave dhe arsimit cilësor, ne po hedhim hapat e parë të këtij rrugëtimi ku studentët të kultivojnë aftësi që janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e tyre.” Shqipe Berisha, CEO i TUMO Tirana, shtoi, “Nuk ka të bëjë vetëm me ofrimin e arsimit; ka të bëjë me realizimin e ëndrrave.

Së bashku, ne synojmë të frymëzojmë brezin e ardhshëm të novatorëve shqiptarë.” Bashkëpunimi midis Iute dhe TUMO Tirana po zgjeron ndjeshëm horizontet edukative për fëmijët shqiptarë duke ofruar një gamë të larmishme programesh krijuese, duke filluar nga dizajni deri te robotika.

Këto programe u ofrojnë studentëve trajnime dhe mentorim të klasit botëror, duke i pajisur ata me aftësitë e kërkuara në tregun e sotëm të punës. Për më tepër, ky partneritet nxit inovacionin duke ushqyer gjeneratën e ardhshme të novatorëve dhe zgjidhësve të problemeve, veçanërisht përmes robotikës dhe nismave programuese. Mbi të gjitha, ai fuqizon ëndrrat, duke dërguar një mesazhe se aspiratat mund të arrihen, pavarësisht nga prejardhja ose rrethanat financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts