Ivan Balliu thyen heshtjen: Ja pse nuk jam grumbulluar me Kombëtaren





Mospërfshirja e Ivan Balliu në listën e Kombëtares për 3 sfidat e shtatorit shkaktoi polemika të mëdha në vend aq sa ishin të shumta aludimet se lojtari kishte refuzuar fanellën e Shqipërisë.

balliu

Por, vetë Balliu ka thyer heshtjen duke reaguar mbi këtë fakt. Mbrojtësi me anë të një statusi në ‘’Twitter’’ ka konfirmuar se është i dëmtuar dhe kurrë nuk do ta refuzonte Kombëtaren shqiptare.

’Të nderuar fansa dhe miq shqiptarë, siç e keni dëgjuar, këtë herë nuk jam pjesë e ekipit kombëtar. Sidoqoftë, kjo nuk ka të bëjë me faktin se unë nuk dua, por trupit tim i duhet kohë që të rigjenerohet në mënyrë që të parandalojë më keq.

Unë jam gjithmonë krenar të vesh fanellën kuqezi dhe ta përfaqësoj tokën e rrënjët e mia me gjithë shpirt. Përjetësisht me ty Shqipëri! Me respekt Ivan Balliu!’’, shkroi mbrojtësi.

ivan balliu

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.