Izolohen dhjetëra nxënës në një shkollë në Kinë, një anëtar i stafit rezulton me Covid

09:09 03/11/2021

Një situatë e pabesueshme ka ndodhur në Kinë. Autoritetet kanë vendosur që të mbajnë të izoluar për orë të tëra me dhjetëra nxënës në një shkollë, pasi një prej anëtarëve të stafit kishte rezultuar me Covid.

BBC bën me dije se të gjithë fëmijët që u izoluan dhe u testuan, dhe u mbajtën të izoluar deri në mesnatë me orën lokale.

Të gjithë nxënësit e izoluar ishin të moshave nga 7 deri në 12 vjeç. Prindërit e nxënëseve u mblodhën jashtë shkollës dhe për orë të tëra pritën me ankth në pritje të një përgjigjeje se çfarë po ndodhte me fëmijët e tyre.

Ishte drejtori i shkollës që pak para mesnatës njoftoi të gjithë prindërit se disa fëmijë do të qëndrojnë ende të izoluar pasi përgjigjet e testeve nuk kanë dalë ende.

Nuk është ende e qartë se sa studentë janë infektuar, por mësohet se 35 nxënës janë dërguar përfundimisht në karantinë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *